FIBA favorizon sjelljet e Bosnjës?

Basketboll

FIBA favorizon sjelljet e Bosnjës?

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 15:31
FIBA favorizon sjelljet e Bosnjës?

Bosnja e Hercegovina dhe Kosova është dashur të luajnë në ditën e parë të FIBA Kampionatit Evropian U16, Divizioni B që po zhvillohet në Sarajevë, mirëpo, kombëtares U16 të Kosovës i është ndalur hyrja në Bosnje e Hercegovinë meqë delegacioni nuk është pajisur me viza. Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta në mediat e Sarajevës dhe Prishtinës, por edhe reagime të zyrtarëve të FIBA-s dhe KON-it me të cilët FBK-ja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm, shkruan insporti.

Zyrtarisht, takimi ndemjet BeH dhe Kosovës është shtyrë dhe në këtë mënyrë është fituar një ditë shtesë, për të negociuar me autoritetet e atjeshme që delegacioni i Kosovës të pajiset me viza, raporton Insporti bazuar në informatat zyrtare të FIBA-s. Ky takim është shtyrë për të dielën, kurse takimin e Kosovës me Ukrainën, që është paraparë të zhvillohet sot, FIBA e ka zhvendosur për të mërkurën dhe në orarin zyrtar të kampionatit si ndeshje e radhës për Kosovën fillon ajo me Republikën Çeke, e paraparë për nesër në ora 21:00.Duke mos dënuar kombëtaren e BeH, gjegjësisht duke mos i dhënë Kosovës fitoren 0:20, lirisht mund të thuhet se FIBA ka favorizuar këtë sjellje diskriminuese të autoriteteve të këtij shteti.

Po ashtu, nëse kombëtarja e Kosovës i merr vizat sot, i bie që do të udhëtojë sonte ose nesër në mëngjes dhe lojtarët “direkt nga autobusi” do të hyjnë në sallë dhe do të luajnë me moshatarët e tyre çekë. Shtyrja e ndeshjeve të Kosovës për dy ditë kur në kampionat është pushim, tregon edhe një herë për vendosmërinë e FIBA-s që të zgjidhë çështjen dhe të gjejë një kompromis, duke i mundësuar Kosovës pjesëmarrjen. Mirëpo, në rast se vizat nuk jepen sot, atëherë pjesëmarrja është e pakuptimtë, meqë orari i kampionatit prishet tërësisht, kurse për vendimet e FIBA-s duhet të presim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat