Kombëtarja e Shqipërisë U18 renditet në vendin e 21-të në Europianin e Divizionit B

Basketboll

Kombëtarja e Shqipërisë U18 renditet në vendin e 21-të në Europianin e Divizionit B

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 14:11
Kombëtarja e Shqipërisë U18 renditet në vendin e 21-të në Europianin e Divizionit B

Kombëtarja e Shqipërisë U-18 në basketboll për femra ka përfunduar sot aventurën e saj në Kampionatin Europian të Basketbollit, ku luajti në Divizionin B, takimet e të cilit u zhvilluan në Austri. Vajzat kuqezi të drejtuara nga trajnerja Mirza Alibagaj, u renditën në vendin e 21-të mes 24 ekipeve pjesëmarrëse, duke korrur vetëm 2 fitore në 8 ndeshje të luajtura.

Ndeshjet e fazës së grupeve ishin zhgënjyese për kombëtaren U-18, që u mund në të pesta takimet e luajtura: Ndaj Greqisë, Izraelit, Lituanisë, Bullgarisë dhe Zvicrës. Me humbje nisi edhe aventura për vendet 17-24, ku vajzat shqiptare u mundën nga Norvegjia, ndërkohë që dy takimet e fundit sollën edhe fitoret e vetme në Europian. Shqipëria fitoi fillimisht ndaj Norvegjisë dhe sot ndaj Kosovës, duke u klasifikuar në vendin e 21-të.

Rezultatet teknike të kombëtares U-18 vajza

Shqipëri – Greqi, 50-87

Shqipëri – Izrael, 43-93

Shqipëri – Lituani, 38-130

Shqipëri – Bullgari, 60-87

Shqipëri – Zvicër, 56-70

Shqipëri – Islandë, 50-89

Shqipëri – Norvegji, 76-50

Shqipëri – Kosovë, 63-61

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat