Kosova me selektor të ri

Basketboll

Kosova me selektor të ri

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 11:36
Kosova me selektor të ri

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 13.08.2018 në Prishtinë ka shqyrtuar disa çështje aktuale në basketbollin kosovar dhe ndër të tjera ka marr këto vendime:

Njëzëri e ka vërtetuar së KB Peja nuk i ka përmbushur kriteret për regjistrim për edicionin e ri 2018/19 deri në afatin e caktuar nga FBK deri më10.08.2018.

Bordi i FBK-së kërkon nga KB Peja që deri më 15.08.2018 në ora 17:00 të sjell dëshmi që i ka kryer obligimet ndaj FIBA-s dhe FBK-së në të kundërtën Bordi i FBK-së do të veproj konform Propozicioneve të Garave dhe Rregullores së Garave. FBK po ashtu e thekson faktin se nuk do të merr përsipër të jetë garancion për asnjë klub anëtar të saj, duke marr parasysh përvojat e hidhura nga e kaluara;

E ka emëruar përzgjedhës të kombëtrares së Kosovës, Damir Mulaomerovic, ish-basketbollin e Kombëtares së Kroacisë, të shumë ekipeve me renome evropiane, si dhe së fundi trajnerin e Cibonës;
E ka miratuar ofertën e kompanisë “Art Motion” në lidhje me shitjen e të drejtave televizive dhe e ka autorizuar kryetarin dhe Sekretaren e Përgjithshme për të realizuar të gjitha veprimet e nevojshme deri në nënshkrimin e kontratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat