Granit Rugova drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës

Basketboll

Granit Rugova drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 12:46
Granit RugovënGranit Rugovën

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e ditës së hënë e ka emëruar Granit Rugovën drejtor të Përfaqësueseve të Kosovës.

Rugova do të nis punën nga data 15 gusht në zyre të FBK-së.

Duhet theksuar se Rugova vlerësohet si një prej basketbollistëve më të mirë që nga paslufta në Kosovë, derisa ai ka fituar trofe të shumtë me ekipin e Sigal Prishtinës, kurse ai për një kohë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e klubit të Bashkimit.

Rugova po ashtu ka qenë pjesë e suksesit të Kosovës në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, kur Përfaqësuesja jonë arriti të kualifikohet në mesin e 32 kombëtareve më të mira evropiane.

Rugova së fundi është pensionuar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës, por edhe nga karriera aktive si basketbollist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat