Loci në kombëtaren e Kosovës

Basketboll

Loci në kombëtaren e Kosovës

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 10:53
Loci në kombëtaren e Kosovës

Pas  emërimit të përzgjedhësit të ri të Kosovës, Damir Mulaomerovic dhe Drejtorit të kombëtares, Granit Rugova, tashmë janë emëruar edhe ndihmëstrajnerët e Përfaqësueses së Kosovës.

Bujar Loci, ish-basketbollist dhe trajner shumëvjeçar është emëruar ndihmëstrajner i parë i përzgjedhësit Damir Mulaomeroviç, ndërsa pas tij është Ilir Selmani, po ashtu ish-basketbollist dhe aktualisht trajner, si dhe Andin Rashica, i cili edhe më parë ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Trajner kondicional i kombëtares do të vazhdoj të jetë Ugur Vural nga Turqia.

Mulaomeroviç do të nis punën me kombëtaren e Kosovës që nga data 29 gusht, kur edhe do të filloj përgatitjet për ndeshjen kundër Maqedonisë që do të zhvillohet në Prishtinë më 13 shtator në kuadër të FIBA Eurobasket 2021 Pre-Qualifiers.

Ndërkaq Përfaqësuesja e Kosovës pritet të grumbullohet që nga java e ardhshme, ku stërvitjet do të udhëhiqen nga ndihmëstrajnerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat