Fitimi marramendës...

Basketboll

Fitimi marramendës...

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 12:26
Kobe Bryant

Pija “BodyArmor” në të cilën Kobe Bryant kishte investuar 6 milionë dollarë në mars të vitit 2014, është blerë pjesërisht nga kompania “Coca Cola” dhe tani vlera e aksioneve që ka blerë Kobe Bryant 4 vite më parë ka kapur vlerën e 200 milionë dollarëve. Pra, në vetëm 4 vite e gjysmë, vlera e aksioneve të Kobe Bryant është rritur 30 herë më shumë nga momenti kur ai i ka blerë.

Ish-basketbollisti i NBA-së është investitori më i madh i pijes “BodyArmor”, që kërkon të jetë rival i një tjetër pije në treg si “Gatorade”. Kur Bryant investoi te “BodyArmor” ajo shiste pije me vlerën e 10 milionë dollarëve, ndërsa në fund të 2018-ës pritet që shifra të shkojë në 400 milionë dollarë nga shitja në treg e produktit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat