Kosova me dy ekipe në Sofje

Basketboll

Kosova me dy ekipe në Sofje

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 15:42
Kosova me dy ekipe në Sofje

Pas Kampit Nacional të organizuar në fillim të muajit korrik në kuadër të projektit të FIBA Evropës për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF), tani radha i vije turneut ndërkombëtar në Sofje të Bullgarisë, ku Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të përfaqësohet me dy ekipe (djem/vajza) deri në moshën 14 vjeçe.

Dy ekipe nga Kosova kanë udhëtuar sot për në Sofje ku prej 7 deri më 9 korrik do të jenë pjesë e turneut ndërkombëtar në kuadër të këtij projekti të FIBA Evropës që organizohet nga Federata e Basketbollit të Bullgarisë.

Krahas Kosovës dhe Bullgarisë, pjesë e këtij projekti janë edhe Federata e Basketbollit të Turqisë, Rumanisë dhe Maqedonisë.

Kosova në të dyja konkurrencat do ti zhvilloj gjithsej nga 4 ndeshje. 

Në këtë turne kanë udhëtuar gjithsej 24 fëmijë (12 djem dhe 12 vajza), 4 trajnerë dhe 2 koordinatorë.

Duhet theksuar se Federata e Basketbollit të Kosovës në dy vitet e kaluara ka qenë pjesë e këtij projekti të përbashkët me Federatat e lartëpërmendura, por vetëm në konkurrencën e meshkujve, derisa në dy vitet e ardhshme ky projekt do të implementohet për të dyja konkurrencat, meshkuj dhe femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat