Incidenti midis basketbollistëve të Prishtinës!

Basketboll

Incidenti midis basketbollistëve të Prishtinës!

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 12:24
Pamje nga një ndeshje

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Z Mobile Prishtina, edhe pse me 20 pikë diferencë (84:64) kishte fituar në takimin e parë të xhiros së parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndaj ekipit holandez Gronningen, në ndeshjen e dytë humbi me 25 pikë (80:55)  dallim në Holandë dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Ndeshja e djeshme do të përflitet shumë edhe për shkak të incidentit midis basketbollistëve të Prishtinës.

Për ekipin kryeqytetas kjo është hera e dytë që nuk arrin të kalojë xhiron e parë të kualifikimeve, meqë sezonin kaluar, po në këtë fazë të garave u eliminua nga kampioni i Bjellorusisë Tsmoki Minsk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat