Lillard: Dua titullin!

Basketboll

Lillard: Dua titullin!

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 16:59
Lillard: Dua titullin!

Imazhet e fundit nga sezoni i kaluar shfaqin basketbollistin Damian Lillard të dalë me kokulur pas humbjes 4:0 në serinë e raundit të parë të play off kundër New Orleans Pelicans. Një dështim i vështirë për tu përtypur, duke marrë parasysh edhe sezonin e mirë që Portland zhvilloi. Këtë e pranon edhe vetë Lillard. “Ishte një humbje e rëndë, sidomos për mua, si lider i skuadrës. Kur humb, është gjithmonë faji yt, e në atë rast më duhet të pranoj se ishte e vërtetë. Nuk i kam harruar ende ato ndeshje, e nuk kam ndërmend t’i harroj. Por, nuk do të dorëzohem, këto përvoja të forcojnë akoma më shumë”, deklaroi Lillard.

Ai ka dëshirë luajë sa më mirë në këtë sezon të ri, pas asaj që ndodhi kampionatin e kaluar. Lillard kujton se që kur ishte i ri, shumë njerëz e kanë nënvlerësuar, e përsëri organizatori ka ditur të shfaqë vlerat e tij. “Kur isha në gjimnaz shënoja 35-40 pikë përpara trajnerëve më të mirë të kolegjeve si Roy Williams apo Mike Kryzewski. E nuk më rekrutonte askush. E njëjta gjë edhe në kolegj, pasi thoshin se nuk kisha kundërshtarë të nivelit të duhur, sepse luaja ne Lehigh.

Edhe në NBA ishte kështu. Ëndrra ime është të fitoj NBA dhe të jem MVP i ligës”, u shprehet Lillard. Basketbollisti është një nga katër lojtarët në historinë e NBA, së bashku me Oscar Robertson, Tiny Archibald e LeBron James, të cilët kanë shënuar 10.000 pikë e ka dhënë 2000 asistime në gjashtë sezonet e para në NBA. Ndeshja e parë për Lillard dhe Portland në sezonin e ri do të jetë më 19 tetor kundër Los Angeles Lakers-ave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat