Tronditëse, ka ndërruar jetë sekretari gjeneral

Basketboll

Tronditëse, ka ndërruar jetë sekretari gjeneral

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 13:03
Patrick Baumann

Tëra bota e basketbollit është në zi për shkak se sot ka ndërruar jetë sekretari gjeneral i FIBA-s, Patrick Baumann në moshën 51-vjeçare si pasojë e sulmit në zemër.

Baumann ishte në Lojërat Olimpike për të Rinj në Buenos Aires, Argjentinë, ku pësoi sulm kardiak.

Zvicerani, tashmë i ndjerë, ishte sekretari gjeneral i tretë i federatës ndërkombëtare të basketbollit, ai e filloi detyrën në vitin 2003, dhe në qershor të këtij viti kontrata e tij u vazhdua deri në vitin 2031.

Baumann ishte lojtar i Kombëtares së Zvicrës në basketboll, po ashtu trajner dhe gjyqtar i këtij sportt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat