Humbje e thellë e kampionit në kryeqytet! Borea e mund Lipjanin

Basketboll

Humbje e thellë e kampionit në kryeqytet! Borea e mund Lipjanin

Nga: Kemajl Goca Më: 14 tetor 2018 Në ora: 15:48
Dardan Berisha në veprim

Z Mobile Prishtina tregoi superioritetin ndaj kampionit në fuqi Bashkimit nga Prizreni, duke e mposhtur me rezultat 111:63 (27:13, 31:24, 26:7, 27:19), në ndeshjen e javës së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll (meshkujt).  Vetëm në letër ka qenë derbi, ndërsa në fushë dominimi ishte bindshëm i bardhekaltërve.

Dyshja Dardan Berisha e Kyan Anderson me nga 21 pikë kanë qenë më të dalluarit te Prishtina, i ndihmuar edhe nga Khalid Boukichou me 19 sosh, duke i shkaktuar humbje të rëndë kampionit. Gjithçka ishte e qartë në çerekun e parë kur bardhekaltrit dominuan pa asnjë problem dhe krijuan epërsi në 14 pikë (27:13). Në çerekun e radhës Bashkimi orvatej me forcat e saja, por dot që ta evitoi humbjen e thellë, kur në minutën e 20-të rezultati ishte 58:37. Në çerekun e tretë pritej një reagim më i mirë nga prizrenasit, por ndodhi e kundërta.

Vendasit ‘shkelën’ çdo gjë që kishin para vetes duke e thelluar epërsinë me 39 pikë (84:45). Çereku i fundit ishte shumë komod për vendasit, ndërsa Bashkimi nuk kishte forcë t’i kundërpërgjigjet rivalit. Z Mobile shënoi fitore me rezultat 111:63 ndaj kampionit, kësisoj ishte fitore e katërt rresht dhe kryesojnë me 8 pikë, kurse për Bashkimin është humbja e tretë, ka vetëm një fitore deri me tash. Ndërkaq, ndeshje me rivalitet të madh është zhvilluar mes dy skuadrave që synojnë ta sigurojnë mbijetesën në elitë, Lipjani dhe Borea nga Peja. Ekipi nga Peja shënoi fitore të madhe me rezultat 87:83 (16:18, 17:20, 25:31, 29:14), duke befasuar vendasit që drejtohen nga trajneri Blerim Krasniqi. Kjo ishte fitorja e parë për Borean, ndërsa Lipjani ka tri humbje e një humbje deri me tash.

Gjithçka ndryshoi në çerekun e fundit, pasi që deri në minutën e 30-të Lipjanit ishte në epërsi me 11 pikë (69:58), por përmbysja ndodhi në çerekun e fundit.  Borea shkëlqeu në çerekun e fundit (29:14) duke e përmbysur epërsinë e thellë të vendasve dhe triumfuan me rezultat 87:83. Basketbollisti Stacey Lambert me 21 pikë ka qenë më i miri te Lipjani, kurse Shpend Gashi me 24 e Blend Kadusha me 20 sosh, Albin Berisha 18 e Beq Kovaqi me 15, janë më efikasit dhe më të merituarit për fitoren e Boreas.

Z Mobile Prishtina-Bashkimi 111:63

Z Mobile Prishtina: Davis 5, Anderson 21, Berisha 21, Ismajli 11, Boukichou 19, Mayfield 12, Bunjaku, Azemi 7, Rugova 7, Krasniqi, Jakupi 2 dhe Morina 6.

Bashkimi: Gorski 10, Karanezi 6, Grosha, Iljazi 7, Martin 8, Hajzeri 2, Kapps 19, Q. Biraj, Pallushi 3, Mnuriqi dhe Makasqi 8.

Lipjani-Borea 83:87

Lipjani: Juniku 11, Lambert 21, Williams 15, Mala 18, Philips 18, Ejupi, Jovanoviq, Nuli, Krasniqi, Hasani, Shabani dhe Vitia.

Borea: Kadusha 20, Gashi 24, Kovaqi 15, A. Berisha 18, Muriq 6, Sylqa, Shala, Gashi, E. Berisha 4, Beqiri dhe Limoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat