Nuri Seferi me Ballistin: Kriminelët e vërtet lihen të lirë

Boksi

Nuri Seferi me Ballistin: Kriminelët e vërtet lihen të lirë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2016 Në ora: 17:10
Nuri Seferi me Ballistin

Boksieri i mirënjohur, Nuri Seferi, nuk ka mundur të rrijë indiferent dhe mos të reagojë ndaj dënimit të Ismajl-Morinës, i njohur si Ballisti. “Unë e mbështes Ballist Morinën. Ai i pafajshëm dënohet me 1 vjet e gjysmë burg. Një hero që bëri krenar një popull të tërë, ndërsa kriminelët e vërtet lihen të lirë”, shkruan Seferi në profilin e tij në facebook.  Ballisti u bë i njohur me 14 tetor të vitit 2014, kur lëshoi dronin me hartën e Shqipërisë Etnike dhe me portretet e patriotëve Ismail Qemailit e Isa Boletinit në stadiumin e Partizanit në Beograd, në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, e cila qe ndërprerë në minutën e 41-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat