Vëllezërit nga Kosova shkëlqyen në Gjermani

Boksi

Vëllezërit nga Kosova shkëlqyen në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2016 Në ora: 22:19
Halit Nezaj dhe Toni Kraft

Boksierët shqiptar kudo që boksojnë po lënë përshtypje të jashtëzakonshme. Në Ballhaus Forum, Dolce Munih të Gjermanisë, boksuan vëllezërit nga Kosova,Toni dhe James Kraft, te dytë dëshmuan cilësitë e tyre dhe triumfuan.

"Ishte një spektakël i veçantë. James Kraft e përfundoj në rundin e 5-të me nokaut, kurse vëllai i madh Toni triumfoi pas 8 rundeve me pikë. Dy vëllezërit u futen në ring nga brohoritjet e shumta të tifozëve shqiptar që kishin ardhur edhe me tupana, duke i dhënë krahë të fortë vëllezërve Toni e James. Ata luftuan si luana", tregon Halit Nezaj, këshilltar për media.

Nezaj tha se pati takime e biseda të shumta edhe me trajnerin e boksit për kondicion me renome botërore z. Alfred Segerer. "Temat ishin përforcimi dhe problemet që ka Kosova dhe t'i eliminojmë dhe ti japim pasqyrë sa më të mirë dhe gjithë boksit", tha Nezaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat