Meçi Keta-Feingebutz, shtyhet më 3 dhjetor

Boksi

Meçi Keta-Feingebutz, shtyhet më 3 dhjetor

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 18:23
Mike Gjetan Keita

Shtyhet për datën 3 dhjetor përplasja e shumëpritur e boksit mes Mike Gjetan Ketës dhe gjermanit Vincent Feigenbutz. Fillimisht i programuar për t’u zhvilluar më 23 shtator, ky duel pas ndërhyrjes së organizatorëve do të mbahet disa muaj më vonë për shkak të hapësirave të pamjaftueshme në arenën e Karlsruhes për të përballuar fluksin e madh të tifozëve. Trajneri dhe njëkohësisht vëllai i kampionit shqiptar, Jony Ismail Keta, sqaron për të gjithë të apasionuarit e boksit  nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se zhvendosja e datës dhe Arenës është bërë për  hir të spektaklit dhe interesit të jashtëzakonshëm për këtë përplasje. Ismail Keta njofton të gjithë miqtë dhe tifozët e boksit që kanë prerë biletë për datën 23 shtator, se meçi në fjalë do të zhvillohet më 3 dhjetor. Vendimi u mor nga promotori gjerman Sauerland dhe televizioni Gjerman Sat1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat