Duhet të kemi durim

Boksi

Duhet të kemi durim

Nga: Agim Tahiraj Më: 26 gusht 2016 Në ora: 11:13
Agim Tahiraj

Debate

Shtatori po afrohet dhe është një nga muajit që do të ketë zhvillime të aktiviteteve në disiplinat e shumta sportive. Të gjitha sportet kanë planet e tyre dhe në radhë të parë si ta rrisin nivelin e shikueshmërisë. Sporti me traditë siç është boksi po vazhdon të kërkojë mundësi me të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve sidomos në rritje të nivelit. Klubet po orvaten në forma të ndryshme që të përgatiten për edicionin e ri garues që sigurisht do të kemi shumë turne në muajin shtator e fillim të tetorit. Secili klub ka pretendime për të arritur rezultate me të mira dhe për t’i realizuar edhe objektivat e tyre. Turnetë e ndryshëm janë edhe mundësi e mirë që klubet të zhvillojnë ndonjë talent dhe që do t’i futet fort në punë edhe kombëtares së Kosovës për garat e ardhshme qoftë evropiane qoftë botërore, njëkohësisht të punojnë edhe për Olimpiadën e vitit 2020 që mbahet në Japoni. Ditët e mira gradualisht po vijnë dhe secili shpreson që boksi do ta kthejë primatin që ka gëzuar në periudhën e artë të viteve të 80-ta. Trajnerët...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat