Alvares: Mezi pres të ngjitem në ring

Boksi

Alvares: Mezi pres të ngjitem në ring

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 19:24
Dy boksierët e peshave të mesme

Dy boksierët e peshave të mesme, meksikani Saul “Canelo” Alvarez dhe britaniku Liam Smith, të dy kampionë bote në kategoritë përkatëse, do të përballen mes tyre më 17 shtator në Dallas, një duel që parashikohet i fortë. Tri javë para kësaj sfide ka folur për mediat Saul Alvarez, që vjen në këtë sfidë pas triumfit me Amir Khan dy muaj më parë, duke treguar se është pasardhësi i Floyd Mayweather në këtë peshë. “E njoh mirë rivalin tim, kam parë disa nga duelet e tij të fundit dhe mund të them se rivali është i fortë. Por jam përgatitur mirë dhe do ta fitoj këtë sfidë. Jam mësuar me rivalë të tillë, pasi edhe Khan ishte i fortë, por në fund doli i mundur. Kështu do të përfundojë edhe kjo sfidë”, tha Alvarez. Meksikani ka vetëm një humbje (me Mayweather) dhe një barazim në 49 duele si profesionist (47 fitore, 33 me KO), ndërkohë që mbron titullin kampion bote të kategorisë WBC të peshës së mesme, raporton telesport. Ndërsa rivali i tij britanik mbron titullin kampion po të kësaj peshe, port ë kategorisë WBO. “Kam shumë fansa në Amerikë dhe nuk kam për t’i zhgënjyer. Kjo sfidë dhe fitorja do të më hapin rrugën për duelin e shumëpritur me Golovkin. Kështu do t’i unifikoj në një person të vetëm të gjithë titujt kampionë bote. Jam përgatitur mirë dhe mezi pres të ngjitem në ring”, u shpreh 26-vjeçari Saul “Canelo” Alvares. Ndërsa Smith është ende i pamposhtur në ring, duke fituar 23 nga 24 duelet si profesionist (një barazim).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat