Brook: Kam parë vdekjen para syve

Boksi

Brook: Kam parë vdekjen para syve

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 16:39
Kell Brook

Boksieri britanik, Kell Brook, është optimist për meçin e 10 shtatorit, ku në “O2 Arena” të Londrës do të ballafaqohet me kazakun Gennady Golovkin, sfidë e vlefshme për titujt kampionë bote të peshës së mesme në kategoritë WBC, IBF dhe IBO. Brook ka 36 meçe, të gjitha të fituara, 25 me KO), shprehet me optimizëm kundër Golovkin (35 duele, të gjitha të fituara, 32 me KO). “Jam përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme edhe pse e di që përballë kam një rival të fortë. Kjo është ëndrra ime dhe dua ta bëj atë realitet. Jam i fortë, i madh dhe jam gati ta mposht Golovkin. Do ta gjej një mënyrë për ta mposhtur atë. Ata që kanë dueluar më parë me atë e kanë nisur ndeshjen si humbës, por jo unë. Kam parë vdekjen para syve dhe për mua ky duel do të jetë një lojë”, ka thënë  Brook, kampion bote i peshës “welter” në kategorinë IBF.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat