"Tysoni shqiptar" luftoi, por fitorja i takoi Firat Arslan

Boksi

"Tysoni shqiptar" luftoi, por fitorja i takoi Firat Arslan

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2016 Në ora: 19:11
Firat Arslan

(E plotësuar) -  Arslan me nënshtetësi gjermane shënoi fitore me një epërsi të ngushtë, kurse Seferi bëri paraqitje të mirë sidomos në rundet e para. Por sikur Firat Arslan ruajti energjinë, forcën në rundet e fundit ani se Seferi në rundin e 12-të u përpoq të bëjë gjithçka, por jo edhe t'i siguroi fitoren. Me gjithë humbjen Seferi boksoi mjaft mirë, ndërsa Arslan shënoi një fitore shumë të vështirë.

Boksieri Nuri Seferi nuk arriti të fitoi titullin e kampionit të Europës në versionin WBO në kategorinë cruseir. Ai luftoi deri në fund, por fitorja i takoi boksierit Firat Arslan i cili u tregua më aktiv në rundet e fundit.

Pritet vendimi i jurisë, meçi ka përfunduar

11 runde të mundimshme, tani jemi në rundin e fundit.

Nuri Seferi ka përkrahjen e madhe dhe tani jemi në çastet vendimtare. Rundi i 11-të.

Rundi i dhjetë, emocione të mëdha, por gjithsesi se Nuri Seferi duhet të bëj edhe më shumë për të arritur qëllimin e tij.

Arslan po tregohet gjithnjë e më i rrezikshëm ndaj "Tysonit shqiptar".

Arslan në një mënyrë duket më aktiv në çastet e fundit, por Seferi tenton të godas fortë.

Rundi i tetë, diferenca është shumë e vogël dhe pa dyshim se gjtihçka është e hapur dhe çdo gabim i njërit apo tjetrit do të jetë fatal. Seferi është i qetë, i përqendruar dhe me ngulm kërkon fitoren.

Në rundin e shtatë Arslan ka qenë disi më i rrezikshëm e më i mirë.

Rundi i gjashtë, Seferi e manaxhon me mjaft kujdes luftën dhe nuk lejon që të bie në grackë që kundërshtari të merr ofensivë. "Tysoni shqiptar" është në epërsi.

Rundi i pestë ka qenë mjaft interesant dhe në disa momente Seferi është futur në presion.

Përfundoi edhe rundi i katërt dhe Seferi u mundua të sulmoi me shumë.

Tre rundet e para janë në favor të Nuri Seferit, tani është i katërti dhe pritet të jetë edhe më atraktiv.

Lufta po ashpërsohet nga rundi në rund dhe Seferi po kërkon të bëj më të mirën. Boksierët po luftojnë dhe ka giditje nga njëri - tjetri.

Në rundin e dytë, Seferi ishte më i shkathët, duke i dhënë disa goditje në kokë kundërshtarit.
O sa mirë me qenë shqiptarë, këndohet kënga besa besë, atmosferë brilante, rundi i parë, sidomos nga fundi Nuri ishte në iniciativë me disa goditje.

Dy tifozeri, ajo shqiptare në mbështetje të Nuri Seferit, dhe turke në atë të Arslan. Fillon meçi, rundi i parë.

Intonohet himni shqiptar. Intonohet edhe himni gjerman e ai turk. Gjithçka gati.

Firat Arslan me flamurin gjerman e turk po shikon me maje të syrit trimin shqiptar. Seferi optimist se do ta fitojë titullin europian WBO në versionin cruseir. Intonohet himni shqiptar.

Nuri Seferi del në ring me këngën Xhamadani vija vija. Në një atmosferë të zjarrtë sportive. Emocione të mëdha.
Me flamurin kuqezi, por kënga është ajo që sjell emocione të pakufishme dhe Nuri Seferi si asnjëherë më parë i përgatitur dhe i gatshëm ndaj Firat Arslan.


Sefer Seferi mposhtet, bokseri gjerman Charr nderon shqiptarët

Image

 

Boksieri shqiptar Sefer Seferi ka humbur në kuadër të WBA International Champions.

Seferi u mund nga boksieri gjerman, Manuel Charr, i cili është i gjatë 1.92 centimetra dhe fal fizikut të tij dhe bëri diferencen.

Ky takim kishte dhjetë runde, ku me pikë vetëm dy i takuan Seferit. 

* * * *

Boksieri shqiptar Sefer Seferi po lufton sonte në kuadër të WBA International Champions.

Seferi ndeshet me boksierin gjerman, Manuel Charr, i cili është i gjatë 1.92 centimetra.

Nuri Seferi pritet të nis luftën për titullin evropian të WBO në peshën “crusier”, përballë Firat Arslan. Ndeshjet para meqit të Seferit tashmë kanë filluar ku ju mundë ti ndiqni drejtëperdrejt në videon e mëposhtme.Seferi do të ndeshet me turkun Firal Arslan.

Nuri Seferi ka thënë se është përgatitur maksimalisht për meçin me Firal Arslan.

Boksieri shqiptar Nuri Seferi, do të ndeshet sonte me Firat Arslan, ish kampion bote edhe sfidues i kampionëve të mëdhenj të botës.

Seferi ka thënë se është i përgatitur maksimalisht për meçin që do të zhvillohet të sonte rreth orës 22:00 në Goppingen të Gjermanisë, dhe do të transmetohet në paketën televizive SuperSport.

“Jam i përgatitur maksimalisht për këtë meç. Besoj se jam në formën e duhur dhe do t’ia dal në këtë ndeshje. Kundërshtari është 45 vjeç? Nuk ka aspak rëndësi kjo në boks. Nëse je mirë i përgatitur fizikisht s’ka rëndësi mosha”, tha Seferi.

“Pikat e forta të tij janë kokëfortësia, fiziku, qëndrueshmërinë e shumë gjëra. Megjithatë unë jam përgatitur për gjithçka pasi do të jetë një sfidë e vështirë. Do të tentoj t’i shfrytëzojë gjitha aftësitë e mia që në fund të jem fituesi”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat