Nuri Seferi nuk e lë me kaq, ka një fjalë për gjyqtarët

Boksi

Nuri Seferi nuk e lë me kaq, ka një fjalë për gjyqtarët

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2016 Në ora: 17:06
Nuri Seferi

Boksieri Nuri Seferi nuk arriti ta fitoi titullin e Evropës në versionin WBO në kategorinë cruseir. Ai në një postim në facebook ka thumbuar gjyqtarët. “Ndeshja ime kundër Firat Arslan përfundoj, por jo në mënyrën që dëshironim të gjithë. Pa marr parasysh se zhvillova ndoshta ndeshjen me të mirë të viteve të fundit, gjyqtarët nuk menduan njëjtë sikur unë dhe dhanë një vendim që nuk e prisja në fund të ndeshjes. Dëshiroj t’u falënderoi të gjithë juve që më mbështetët gjatë gjithë ndeshjes dhe vazhdoni të me jepni zemër me shumë komente pozitive. Ende nuk ka përfunduar asgjë dhe unë për fat shumë të mirë ndjehem mirë fizikisht dhe mendoj që kam edhe shumë çfarë t’i jap kombit tim dhe fansave te mi. "I lartësuar qoftë gjithmonë kombi im i lashtë, Djersa dhe mundi im i qofshin falë Atdheut", shkruan Seferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat