Fjalët emocionuese të Salihut pas rikthimit në Kosovë

Boksi

Fjalët emocionuese të Salihut pas rikthimit në Kosovë

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 20:30
Aziz Salihu

Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu ka ateruar në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Në stadiumin “Adem Jashari” në Prishtinë, është organizuar edhe një konferencë për media për rikthimin e Aziz Salihut. Ai falënderoi të gjithë që për përkrahjen e vazhdueshme, teksa u shpreh i lumtur që u rikthye në vendlindje.

“Faleminderit të gjithëve, po në veçanti Zotit i cili më ndihmoi shumë. Është mirë të rikthehesh në vendin tënd”, ka thënë legjenda e boksit.

Legjenda Aziz Salihu mbërrin në Kosovë 

Legjenda e boksit shqiptar Aziz Salihu, ka mbërritur në Kosovë.

Pas shtrirjesh për disa muaj në Turqi pas rëndimit të shëndetit, Aziz Salihu pak minuta më parë është rikthyer në Kosovë, për të vazhduar rehabilitimin.

Salihu ka ateruar në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, teksa është pritur me entuziazëm nga qytetarë që qëlluan në ato momente në aeroport.

Ai është pritur nga kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ku është mbajtur edhe një konferencë për shtyp.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat