Kampionia e Kosovës udhëton për në Gjermani

Boksi

Kampionia e Kosovës udhëton për në Gjermani

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 15:18
Pamje nga nisja

Kampionia e dyfishtë e Kosovës në boks, Arlinda Muqa, e lindur në Pejë u nis për në Stralsund të Gjermanisë në një  turne ndërkombëtar të boksit për femra që do të mbahet 25-30 tetor. Muqaj bokson në kategorinë e lehtë - 44 kg deri 48 kg. Muqaj është njëherit vajza e Bekim Muqaj trajnerit të parë të kampionit të dëshmuar Elvir Muriqit. Bekim Muqaj  pronari i Klubi i Boksit " Fighter " në Pejë po tregon çdo ditë e më shumë me sukseset talentave të ri në arenat e boksit, si dhe ato ndërkombëtare. Fadil Kelmendi udhëheqës i grupit së bashku me boksieren Arlindën po ashtu edhe Babanë e saj Bekën, udhltuan për në Gjermani, thotë Halit Nezaj, menaxher për media i Klubi i Boksit "Fighter " Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat