Shqiptari rrahu gjeorgjianin

Boksi

Shqiptari rrahu gjeorgjianin

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 13:13
Gjocaj me Xhoxhajn

Boksieri shqiptar, Labinot Xhoxhaj, shënoi fitore domethënë ndaj boksierit nga Gjeorgjia,  Giorgi Tevdorashvilli.  Xhoxhaj ishte jashtëzakonisht i mirë duke e rrahur në mënyrë të pastër boksierin gjeorgjian. “Shqiptarëve kudo që janë ia urojmë festën me fitoren e mbrëmshme të Labinotit. Sukseset e Labinot Xhoxhajt sa vijnë e shtohen. Labinoti sërish e përmbyll meçin me fitore që në rundin e 3 me TKO. Teknika e tij, zgjuarsia dhe përgatitjet e tija maksimale bën që Labinoti mbrëmë të shkëlqej dhe të marrë fitore të pastër. Për këtë fitore të Labinotit falënderojmë shumë organizatorin e mbrëmjes Astrit Ademajn i cili bëri organizim të shkëlqyeshëm”, ka thënë Muharrem Gjocaj, ish boksieri i mirënjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat