Gjetan Keta me sytë te titulli IBF

Boksi

Gjetan Keta me sytë te titulli IBF

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 22:39
Gjetan Keta

Gjetan Keta dhe kundërshtari gjerman, Vincent Feigenbutz, kryen peshimin zyrtar përpara duelit të kësaj të shtune, për titullin vakant Interkontinental të Federatës IBF. Boksieri nga Bulqiza u shfaq optimist dhe sipas vëllait dhe trajnerit të tij, ish-kampionit të kick-boksit, Ismail Keta dha sinjale mjaft të mira.

Ismail Keta

Peshimi ndërmjet Gjetanit dh kundërshtarit gjerman Feigenbutz fatmirësisht pesha ishte gjithçka në rregullt. Gjetani u shfaq optimist për titullin ndërkombëtar IBF. Si vëlla dhe trajner u gëzova shumë që pashë optimizmin e tij për fitore.

Sfida në Karlsruhe të Gjermanisë është cilësuar si “dueli ndërmjet dy makinave shkatërruese”. Ende pa hipur në ring, Gjetani fitoi raundin e parë gjatë peshimit dhe përballjes me rivalin 21-vjeçar, që ka humbur vetëm 2 nga 29 duelet e zhvilluara.

Ismail Keta

Momenti kur dy boksierët shikohen në sy gjatë peshimit, tregon shumë rreth optimizmit të ndeshjes dhe cili është fituesi i duelit. Me atë që pashe jam i bindur që gjetani është fitues. Sigurisht në sportin e boksit që ndodhin të papritura në çdo moment, por shpresojmë të kemi edhe fatin me vete.

Pas javëve me radhë përgatitje mes bregdetit shqiptar dhe alpeve austriake, trajneri Ismail Keta ka besim te suksesi i Gjetanit në ring.

Ismail Keta

Kundërshtari Feigenbutz stërvitet nga një trajner me shumë emër në skuadrat e boksit nëpër botë. Përveç strategjisë dhe mënyrës së stërvitjes që kemi bërë, kam shumë besim edhe te shpirti luftarak i gjetanit dhe te uria që ai ka për ta marrë këtë titull.

Në rrugën e tij drejt titullit Interkontinental IBF, Gjetan Keta do të ketë si zakonisht mbështetjen e shqiptarëve, që do të jenë të pranishëm në Karlsruher, por edhe të mijëra të tjerëve që këtë të shtunë do ta ndjekin duelin live dhe ekskluzivisht në Supersport, prej orës 22:15.

Ismail Keta

Gjej rastin ti falënderoj bashkëatdhetarët tanë që na kanë mbështetur gjithmonë. Në duelin e fundit ishte i pranishëm edhe Baca Rifat Jashari. Gjetani ishte me grip, por dëgjonte brohoritjet e shqiptarëve dhe kjo i dha forcë për ta fituar ndeshjen. Mbështetja e shqiptarëve ka qenë e vyer për neve dhe vlen shumë. Kanë ardhur bashkëatdhetarë nga Amerika, Anglia dhe nga të gjitha vendet e Europës. Me ndihmën e Zotit dhe përkrahjen e bashkëatdhetarëve, besoj që do të arrijmë të fitojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat