28 vjet më parë, ky ishte shoku më i mirë i Aziz Salihut

Boksi

28 vjet më parë, ky ishte shoku më i mirë i Aziz Salihut

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 10:38
Zizi gjatë një stërvitje në vitin 1988 me Damir Shkaron

Aziz Salihu e ka kthyer vëmendjen pas, pra shiritin e kasetës pas 28 vjetësh! E kujton një shok që e kishte shumë të fortë në aspektin sportiv. Ai është ish-boksieri i mirënjohur kroat, Damir Shkaro.

‘Zizi’ fitues i medaljes së bronztë olimpike në boks, në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kujton rininë e tij të artë, kujton sukseset e tija dhe për një moment ndalet në heshtje. “Me Damir Shkaron, shokun dhe një prej boksierëve më të mirë të ish-Jugosllavisë, në përgatitje për Olimpiadën – ‘Seul 1988”, shkruan ‘Zizi’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat