Klubet pa donatorë si peshku pa ujë

Boksi

Klubet pa donatorë si peshku pa ujë

Nga: Agim Tahiraj Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 18:36
Agim Tahiraj

Debate

Boksi është prej sporteve që do t’i sjellë medalje më së shumti shtetit të Kosovës në të ardhmen.  Tradita është te boksi dhe shumë shpejtë do të rikthehet si fuqi në shtetin tonë. Shoh që ka shumë talent dhe shpejtë do të dalin në sipërfaqe me rezultate e suksese në rrafshin ndërkombëtar.  Nuk e di se a kemi sport që gjatë këtij viti ka marrë pjesë më shumë në garat e ndryshme ndërkombëtare se sa boksi me përjashtim të xhudos që ka shënuar rezultate historike, që nga medaljet e artë olimpike, tituj evropian e botëror!  Dhe boksi këtë vit ka kampionen e Evropës për të reja, Donjeta Sadiku dhe falë punës së palodhshme të trajnerit Besim Brahimit.  Është edhe boksieri Armend Xhoxhaj, i cili është një boksier i shkathët sikurse edhe Violant Sylejmani. Në turneun e fundit ndërkombëtar kushtuar komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, ka pasur boks shumë kualitativ. Boksierët e Kosovës treguan kualitetet e tyre, që duhet përmendur si Diell Vranovci, Ardit Delijaj, Nikollë Rrasi etj. dhe kërkoj falje që nuk mund t’i përmendi të gjithë emrat, megjithatë boksi ka filluar të kthehet në vendin ku ka qenë dhe aty ku e meriton. Kështu që duke iu falënderuar boksit dhe organizimit të turneve ndërkombëtar, nga turneu më i madhi në vend ‘Adem Jashari’, turneu ‘Pavarësia’ dhe turneu...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat