Ja kundër kujt do përballet Arnold "The Cobra" Gjergjaj

Boksi

Ja kundër kujt do përballet Arnold "The Cobra" Gjergjaj

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 dhjetor 2016 Në ora: 07:12
Arnold “The Cobra” Gjergjaj

Humbja ishte e qartë, por duhet të tejkalohet. Pas rreth gjashtë muajsh pas humbjes kundrejt David Haye (36) me nokaut në raundin e dytë, Arnold “The Cobra” Gjergjaj (32, 30 përballje profesionale, 29 fitore, 21 K.o.) do shfaqet përsëri në ring.

Ai do përballet kundër Jasmin Hasic (28), të shtunën në Basel. Hasic ka fituar tetë nga nëntë përballje dhe nuk duket kundërshtar i lehtë.

“Normal, që kundërshtari nuk është lojtar i klasit botëror,” thotë Gjergjaj. “Por unë shpresoj në një përballje me emocione dhe me atmosferë të mirë.”

Megjithatë në kohën kur në Arenën O2 atë e shikonin 16.000 pjesëmarrës, në përballjen e së nesërmes atë do e ndjekin vetëm 600. Por Gjergjaj tani kërkon një fillim të ri, që edhe njëherë të arrijë majat e boksit.  Pikë së pari të triumfojë kundrejt Jasminit./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat