Video që po çmend rrjetet sociale/ VanZant detyrohet të zhvishet nudo

Boksi

Video që po çmend rrjetet sociale/ VanZant detyrohet të zhvishet nudo

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 19:52
VanZant

Sportistja amerikane e arteve marciale mikse Paige VanZant pati një surprizë të papritur sot teksa peshohej para duelit me Michelle Waterson, të vlefshëm për UFC Fight Night. Ylli i UFC-së u detyrua të zhvishej nudo, natyrisht e mbuluar me një mantel nga organizatorët e këtij eventi, për të arritur peshën e lejuar, 52 kilogramë. Ndërsa rivalja e saj e kishte kapur më herët peshën e lejuar. Por, pavarësisht këtij incidenti, u pa qartë se VanZant nuk ishte aspak e mërzitur që u detyrua të zhvishej nudo, duke buzëqeshur dhe bërë shaka me gazetarët e pranishëm.

22-vjeçarja e UFC-së u shpreh e kënaqur që kapi peshën dhe se është gati për duelin me Waterson sot në mbrëmje. “Ia dolëm mbanë të japim peshën. Buzëqeshim para duelit, por do të buzëqeshim edhe pas sfidës”, u shpreh Paige VanZant në faqen e saj zyrtare në “Instagram”. Madje dy sportistet, pas peshimit, kur dolën për fotot e rastit, nisën të pozojnë duke kërcyer para mediave. Kjo është sfida e tretë për Paige VanZant këtë vit, ku ka humbur me Rose Namejunas dhe më pas fitoi ndaj Bec Rawilings. Ndërsa për rivalin e saj kjo është sfida e dytyë në UFC (ka fituar duelin e pare në korrik ndaj Angela Mangana).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat