Ndeshja e parë pas humbjes me David Haye: Arnold Gjergjaj fiton në raundin e pestë ndaj boshnjakut Jasmin

Boksi

Ndeshja e parë pas humbjes me David Haye: Arnold Gjergjaj fiton në raundin e pestë ndaj boshnjakut Jasmin

Nga: Fitim Dika Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 23:54
Arnold Gjergjaj vs. Jasmin Hasic

Arnold «The Cobra» Gjergjaj (32) është kthyer fuqishëm pas humbjes kundrejt David Haye (36) në maj 2016. Ai sonte ka triumfuar në raundin e pestë më nokaut teknik kundrejt boshnjakut Jasmin Hasic (28). Në raundin e katër ai e rrëzoi boshnjakun, ndërsa në raundin e pestë duheshte të ndërprehej loja për shkak të plagosjes së boshnjakut.

Pavarësisht se ndeshja nuk zhvillohej në O2 Arena me 16.000 shikues, por në Basel me 300 pjesëmarrësh, kjo është një fitore e rëndësishme për shqiptarin, që të vijojë edhe njëherë rrugën drejt majave më të larta të këtij sporti.

Kobra momentlisht ka 112 kilogram dhe 1,97-m i gjatë dhe ndeshjen e radhës pritet ta zhvillojë në fillim të 2017./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat