Boksieri nga Kosova tregon si i shpëtoi vdekjes mbrëmë!

Boksi

Boksieri nga Kosova tregon si i shpëtoi vdekjes mbrëmë!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 17:03
Makina e boksierit shqiptar pas aksidentit

E pa vdekjen me sy, por deshi Zoti dhe shpëtoi boksieri nga Kosova së bashku me prindin e tij dhe axhallarët.  Boksieri Labinot Xhoxhaj kishte marrë rrugën nga Zvicra për të ardhur në pushime për në Kosovë, fatkeqësisht bëri aksident që ka mundur të jetë fatal. Në fotografi shihet edhe makina e markës ‘Audi’ goxha e dëmtuar, por boksieri nuk e vajton aspak atë, por konsideron se kanë lindur për së dyti.  Makina e tij kishte humbur kontrollin e dalë nga rruga, duke u rrokullisur në një vend malor. “Ishte koha e keqe, mjegull, borë, shi dhe frynte një erë e fortë. Aksidenti ka ndodhur në qytetin austriak, Salzburg, rreth orës 22.00”, tregon Xhoxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Ai bokson në profesionalizëm përkatësisht në kategorinë (+91 kg) në Cruzer dhe falënderon Zotin për mrekullinë, sepse kanë mundur të pësojnë që të gjithë që ishin në makinë. Ai në facebook ka shkruar: “Falë Zoti shpëtuan! Dita e djeshme ishte një ferr i vërtet për mua babain tim dhe axhallarët e mi. Si fillim ishte një dit me shumë gëzim, sepse morëm një rrugë drejt vendlindjes. Por nuk ishte fati ynë të mbërrinim si çdo herë shëndosh e mirë por mbaruam në gjysmën e rrugës me aksident shumë të rendë. Sidoqoftë jemi të gjithë shëndosh e mirë dhe i falënderona Zotit i cili na dha edhe një mundësi të dytë për gjithçka, sepse mund të ishte edhe nata e fundit për neve,  falë Zotit shpëtuam. Lutem e nuk hasim askush në kësi sprova të rënda. Ju lutem të gjithë bashkatdhetarëve që marrin rrugën për në Kosovë që te kenë kujdes te shtuar, sepse koha e keqe, rrugët janë katastrofë. Shpresoj që mos t’i ndodh askujt ky aksident”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat