Nate Diaz: Më jepni 20 milionë që të rikthehem

Boksi

Nate Diaz: Më jepni 20 milionë që të rikthehem

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 19:50
Nate Diaz

Nate Diaz i ka të qarta objektivat e të ardhmes dhe ato ia ka bërë me dije edhe UFC-së. Në një deklaratë për mediat, Diaz ka thënë se për t’u rikthyer në kafaz UFC-ja duhet t’i japë 20 milionë dollarë. Në të kundërt, kampioni amerikan i arteve marciale mikse, do të vazhdojë të shijojë jetën jashtë oktagonit. Shuma 20 milionë është paksa e lartë, por ndoshta limiti mund të ulet në rast se ulet të bisedojë me presidentin e UFC-së, Dana White. Sportisti amerikan ka kohë që nuk duelon dhe është duke shijuar jetën mondane në Kaliforni, por duket se kafazi i mungon dhe kërkon të rikthehet, por me një kusht.Nga dueli mes Nate Diaz dhe Conor McGregor“E ardhmja ime është vetëm në peshën e lehtë dhe ngjitem në kafaz vetëm për evente të mëdha. Për më pak se 20 milionë nuk lëviz nga vendi. Deri në atë moment që do të më telefonojnë, do të shijoj jetën time”, ka thënë Nate Diaz, që nuk zhvillon një sfidë që prej UFC-202 (në gusht të këtij viti), kur humbi revanshin me Conor McGregor. Për atë duel, Diaz fitoi 2 milionë dollarë dhe një përqindje nga të ardhurat e të drejtës televizive. Fansat e arteve marciale mikse presin një duel të tretë mes tij dhe McGregor, duke qenë se dy sportistët ikonë të UFC-së janë në barazim 1-1. Një triologji që mund të mbushë sërish arkën e UFC-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat