Shqiptari inspirohet nga rusi!

Boksi

Shqiptari inspirohet nga rusi!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 14:02
Dielli Vranoci

Boksieri i talentuar nga Peja, Dielli Vranoci, befason me deklaratë të tij se nga kush inspirohet më shumë që të jetë sa më energjikë në ring. Anëtari i kombëtares së Kosovës dhe i klubit të boksit Peja, tha se punon pareshtur për të arritur nivelin sa më të lartë që në të ardhmen Kosovës t’i sjellë medalje nga Kampionatet Europiane, Botërore por edhe medalje olimpike.

Mirëpo, ai çudit kur thotë se inspirohet nga boksieri i mirënjohur rus,  Sergey Kovalev. “Dëshira ime është që të arrijë synimet e mia, ndërsa unë inspirohem nga kampioni i botës bë boksin profesionist, rusi Sergey Kovalev. Meçet e tija i shikoj në youtube”, tha Vranoci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat