Krasniqi, ka një synim për 2017

Boksi

Krasniqi, ka një synim për 2017

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2017 Në ora: 01:19
Haxhi Krasniqi

Haxhi Krasniqi, boksieri më i mirë shqiptar, është shumë i vendosur se do ta fitojë titullin e botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO. Ai tha se viti 2016 kanë qenë i mbarë. “Besoj se viti 2016 ishte shumë i mbarë, i kisha dy kundërshtarë të mirë dhe dy fitore bindëse të cilat me sollën aty ku e kisha paramenduar. Kisha dëshirë të boksoja tri herë brenda këtij viti, por nuk u bë e mundur për shumë arsye, kjo me ka brengosur pak, megjithatë nuk me pengon që viti 2017 të bëhet edhe më i suksesshëm për mua.

Në vitin 2017 dua te luftoj për titullin e botës në kategorinë super të mesme”, tha Krasniqi. Iu uroj të gjithëve ditë të bukura festive dhe një vit më shumë shëndet, me më shumë punë, me më shumë drejtësi dhe me më shumë iniciativë për arritjen e sukseseve të tyre”, thotë Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat