Donjeta sundon Europën

Boksi

Donjeta sundon Europën

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2017 Në ora: 11:26
Donjeta Sadiku

Boksierja e talentuar e klubit Gollaku, Donjeta Sadiku (60 kg) sundon Europën për të reja në boks. Ajo është kampione e Europës dhe njëherësh që pritet shumë nga ajo sidomos për Lojërat Olimpike – ‘Tokio’ 2020’. Ajo shquhet me goditje të forta bile nuk njeh frikë kur ngjitet në ring.  Karakteristikë ka qenë e saj se para se të mbahej Kampionati Europian për të reja në një intervistë për gazetën kombëtare “Bota sot” kishte deklaruar: “Ky është viti im”. Deklaratë e saj u bë realitet dhe në fakt ka qenë viti i kësaj trimëreshës. Meritë e këtij suksesit të madh është trajneri i saj, Besim Brahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat