‘Zizi’ emocionon: Shpend pse me harrove!

Boksi

‘Zizi’ emocionon: Shpend pse me harrove!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2017 Në ora: 14:05
Aziz Salihu

Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984,  i ka mbetur fort hatri në kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ish-boksieri i mirënjohur nuk ka mundur ta përpijë pse nuk është nderuar me mirënjohjen me rastin e zgjedhjes së sportistëve më të mirë të kryeqytetit. ‘Zizi’ tha se e ka merituar një mirënjohje të paktën si Sportist i Shekullit posaçërisht pas gjithë atyre vuajtjeve dhe sfidave që ka pasur në vitin 2016, dhe falë Zotit është mirë me shëndet, sepse një kohë ka qenë në gjendje kritike dhe i shtrirë për disa muaj fillimisht në spitalin e Prishtinës, pastaj në Stamboll dhe me 14 tetor  u kthye në Prishtinë, por me gjendje shumë të mirë ngase vuante nga sëmundja e pankreasit. “Të gjithë e dimë se çfarë kam bërë në kohën e okupimit për sportin e Kosovës dhe pas luftës, dhe sa turne kam organizuar. Jam kryetar i klubit me renome Prishtina dhe më i suksesshmi i të gjitha kohërave. Shpend, pse me harrove? Pse nuk më dha një mirënjohje të paktën që isha i pranishëm në manifestimin e shpalljes së më të mirëve të Prishtinës. E kam merituar. Kryetari i Komunës së Lypjanit, Imri Ahmeti, më ka nderuar me mirënjohje, por nuk kisha mundësi për shkaqe shëndetësore që të udhëtojë në Lypjan”, thotë ‘Zizi’ për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat