Temperaturat polare, s’ka përgatitje!

Boksi

Temperaturat polare, s’ka përgatitje!

Nga: K.Goca Më: 9 janar 2017 Në ora: 13:04
Pamje nga një meç

Federata e Boksit e Kosovës konfirmon se shkaku i temperaturave polare ka shtyrë përgatitjet për kohë të pacaktuar. “Përgatitjet e parapara të kombëtares së Kosovës për seniorë nga data 9 janar janë shtyrë për shkak të temperaturave të ulëta. Ato janë shtyrë për disa ditë. Këto përgatitje janë të parapara para turneve ndërkombëtarë: 2-7 shkurt në Debrecen të Hungarisë  dhe me 18 shkurt ‘Pavarësia’ në Prishtinë dhe 20-27 shkurt në ‘Strangjat’ të Bullgarisë.  Përzgjedhësi Shefki Bogujevci ka parapare këta boksierë në përgatitje: 52 kg Liridon Tahiri, 60 kg Edmond Zefi, 64 kg Violant Sylejmani, 64 kg Nikoll Rrasi, 64 kg Diell Vranovci, 69 kg Besart Kurhasku, 69 kg Venhar Haziraj, 69 kg Taulant Sejfijaj, 75 kg Armend Neziraj, 81 kg Ardit Delijaj, 81 kg Fisnik Muharremi, 52 kg Fjolla Qunaj, 60 kg Donjeta Sadiku”, thuhet nga FBOXK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat