Sylejmani me objektiva të mëdha, me një këmbë në Francë!

Boksi

Sylejmani me objektiva të mëdha, me një këmbë në Francë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 janar 2017 Në ora: 19:13
Sylejmani gjatë një meçi

Në klubet e ndryshme në Kosovë janë disa talent që premtojnë shumë dhe disa prej tyre mund të jenë brumë i mirë për garat e ndryshme evropiane e botërore. Ndër ta është edhe Violant Sylejmani, boksier i klubit Drita nga Gjilani, që ka synime të mëdha për këtë vit. “Synimet e mija për vitin 2017 janë të arrijë suksese të mëdha. Fillimisht të marrë pjesë në turneun ‘Stranxhat’ dhe kësaj radhe të kthehem me medalje. Sepse është turne më i fortë në Evropë i cili mbahet me 22 shkurt dhe shpresojmë se do të arrijmë suksese.  Pas kësaj vijnë turne tjerë dhe që do të jenë një sprovë për ne, megjithatë, nga ky vit tubohen pikët për në Olimpiadë. Prandaj, aty është synimi im, sepse në vitin 2016 për një pikë që më mungojë mbeta pa marrë pjesë në Rio, ndërsa synoj të jem në Olimpiadën e vitit 2020 që mbahet në Tokio”, tha Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai paralajmërojë se do të largohet për në Francë. “Unë do të largohem nga Kosova gjatë këtyre muajve për në shtetin e Francës, kështu që do të mundohem...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat