Ja më të mirët e boksit

Boksi

Ja më të mirët e boksit

Nga: K.G. Më: 16 janar 2017 Në ora: 14:47
Ramadan Selimi me Armend Xhoxhaj

Si shumë federata tjera sportive, edhe Federata e Boksit e Kosovës shpalli më të mirët e vitit. Ata nuk e patën të vështirë të shpallin më të mirët, duke pasur parasysh edhe rezultatet e vitit 2016. Boksieri prizrenas Armend Xhoxhaj u shpall më i miri në konkurrencën e meshkujve dhe  kampionia e Evropës për të reja, Donjeta Sadiku, është laureatja e vitit 2016 për femra.  Pa dyshim se edhe te trajnerët nuk kishte ndonjë filozofi të madhe se kujt do t’i takoi epiteti i më të mirit, duke e pasur për bazë edhe rezultatet që arritën gjatë vitit që e lamë pas. Besim Brahimi, trajner i Gollakut njëherësh edhe selektor i kombëtares së Kosovës për femra, u shpall trajner i vitit. Gjyqtari i vitit u zgjodh Latif Demolli, ndërsa punëtori sportiv Sylejman Voca dhe klubi më i mirë KB Gollaku.  Më të mirët u shpallën edhe te kategoritë e reja, si për kadetë, juniorë dhe për të rinjtë. Epiteti i boksierit më të mirë të vitit i takoi Patriot Behramit të KBO Gollakut, pasojnë Atdhe Delijaj (Besa), Çlirim  Zekaj (Sport Centar), Besfort Merlaku (Fushë Kosova), Qëndrim Shala (Prizreni), Kreshnik Bazaj (Drenasi), Flamur Sejfijaj (Peja), Shpend Kiki (Kastrioti). Ndërkaq, te juniorët Erdonis Maliqi (Drita) është më i miri, ndër më të mirët janë: Shpejtim Bajoku (Gollaku), Shpejtim Rrullani (Kosova), Jozef Rrasi (Gjakova 137) dhe Ardian Mexhuani (Fushë Kosova). Boksieri më i mirë te kadetët është Bashkim Bajoku (Gollaku), pasojnë: Dionis Mexhuani (Fushë Kosova), Luan Demaj (Gollaku), Drilon Thaçi (Prizreni), Sali Islami (Drenasi), Leotrim Rexhepi (Drita) e Dalmat Salihaj (“Skënder Salihaj”). Boksieret e vitit: Arlinda Muqa (Fighter), Mariola Sallauka (Gollaku) dhe Hana Xhemajli (Gollaku) dhe shpresa e boksit: Flor Tarani (Edi).   Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës, me kryetarin Ramadan Selimi, vlerësuan se viti 2016 ka qenë shumë i mirë dhe me synime që në këtë vit të arrijnë suksese edhe më të mëdha në të gjitha rrafshet.

Boksierët më të mirë, seniorë:

Besart Kurhasku (Sport Centar)

Violant Sylejmani (DRita)

Nikollë RRasi (Gjakova 137)

Diell Vranovci (Peja)

Ardit delija Besa

Venhar Hajzeraj (Gjakova 137)

Armend Neziraj (Edi)

Taulant Sejfijaj (Peja)

Fisnik Muharremi (Trepça '89)

Muhamet Haxha (Vushtrria)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat