Njeriu që kritikoi më së shumti federatën, në krye të trajnerëve!

Boksi

Njeriu që kritikoi më së shumti federatën, në krye të trajnerëve!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 janar 2017 Në ora: 19:34
Musli Zymberi në mes

Pak kush e kishte pritur se Musli Zymberi do ta marrë timonin e Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, për faktin se pati konkurrencë të fortë, por edhe raporte aspak të mira me Federatën e Boksit të Kosovës. Në kuvendin zgjedhor të shoqatës Zymberi fitoi 16 vota, duke e mposhtur Kreshnik Shalën që nuk mori më shumë se 7 vota, Xhevdet Peci 3, Usama Zeqiri 2 dhe Shemi Tahiri. Kjo fitore bindëse Zymberin e bënë edhe më të fortë për synimet që ka. Ai është njeriu që më së shumti ka kritikuar Federatën e Boksit të Kosovës e cila udhëhiqet nga Ramadan Selimi. Zymberi këmbëngulë se do të vazhdojë me kritika për të mirën e boksit që dikur ka qenë krenari.  Ai mburret se ka fituar më shumë se 50 për qind të votave, duke u bërë edhe më komod ndaj të gjithëve. Zymberi ka treguar edhe për ndryshimet që pritet t’i bëjë në mandatin e tij dhe sa do të ketë të vështirë të punojë kur dihet se ka pasur vazhdimisht mospajtime të thella me politikën e Federatës së Boksit të Kosovës. Ndryshe, Zymberi është edhe kryetrajner i klubit të boksit Drita nga Gjilani.

“Bota sot”: Z. Musli, u zgjodhët kryetar i ri Shoqatës së Trajnerëve, çfarë premtoni s’e do të ndryshoni?

Musli Zymberi: Me thënë të drejtën, unë kam me pasur shumë vështirë me i ndryshuar gjerat shpejt e shpejt, por me përkrahjen e shokëve të mi, domethënë trajnerëve, jam optimist që do të dëgjohet edhe zëri ynë i cili deri me tani ka qenë i padëgjuar.

“Bota sot”: Vazhdimisht e kritikoni Federatën e Boksit të Kosovës, a do të vazhdoni edhe më tutje me këtë ritëm të kritikave?

Musli Zymberi: Unë njihem si zëri kritikë... 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat