Boksieri amerikan habit me një deklaratë!

Boksi

Boksieri amerikan habit me një deklaratë!

Më: 29 janar 2017 Në ora: 12:33
Floyd Mayweather

Ish-boksieri Floyd Mayweather ka surprizuar të gjithë sot kur ka thënë se meçi mes tij dhe ikonës së UFC-së, Conor McGregor, do të ndodhë së shpejti. Boksieri amerikan ka qenë dje për të parë një ndeshje boksi në Las Vegas dhe ka pranuar se po punohet që sfida të realizohet sa më shpejt (nuk përmendi shifra financiarë). “Duket sikur gjërat po ecin mirë dhe duel mes meje dhe McGregor do të ndodhë”, tha për “Sky Sports” boksieri amerikan, që nuk zhvillon një ndeshje boksi që prej shtatorit 2015 (mundi Andre Berto), raporton telesport. Më tej, Mayweather, i pamposhtur në ring (49 fitore dhe asnjë humbje), shtoi: “Gjasat janë që kjo sfidë me Conor do të më prishë mendjen dhe do të rikthehem në ring sërish. Menaxherët tanë po punojnë, ai në anën e tij dhe unë në anën time. Unë nuk e di se kur do të ndodhë kjo përballje, duhet të bisedoj me stafin tim. Por bëhet fjalë për një ndeshje spektakli, që do të argëtojë njerëzit që e duan këtë sfidë dhe ne duam t’ua bëjmë dëshirën realitet”, tha Mayweather, ndërkohë që një përballje e tij do të garantonte fitime marramendëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat