Ngriti flamurin e Shqipërisë dhe Greqisë në ring, Marku vjen me deklaratë të papritur

Boksi

Ngriti flamurin e Shqipërisë dhe Greqisë në ring, Marku vjen me deklaratë të papritur

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 11:13
Kikboksieri shqipar, Florian Marku

Kikboksieri shqipar, Florian Marku, së fundmi është shpallur kampion bote në Ivanofio të Selanikut në Greqi pasi mposhti danezin Hassan Muhareb.

Në një lidhje live me “Shqiperia Ime”, Florian Marku ka deklaruar që shteti Shqiptar kurrë s’ka bërë asgjë për të.

“Nuk kam pasur asnjë ndihmë financiare e as morale nuk kam marrë nga shteti Shqiptar por unë përsëri do përfaqësoj flamurin tim sepse gjakun e kam Kuq e Zi.

Mua s’më lejohet të udhëtoj në Shqipëri dhe për këtë gjë s’ka asnjë ndërhyrje. Sponsorët e mi janë të gjithë grek e unë sërish ju kam dalë kundra duke ju thënë që përfaqësoj vetëm flamurin tim. Flamurin grek e ngrita sepse ma dha trajneri dhe s’mund të pështy aty ku ha. Këtu ku jam sot jam falë tij”, deklaroi Marku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat