Vukshinaj, një emër i ri i boksit profesionist!

Boksi

Vukshinaj, një emër i ri i boksit profesionist!

Nga: K.G. Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 11:40
Pamje nga meçi Vukshinaj e Gashi

Faton Vukshinaj debutojë me sukses në boksin profesionist të shtunën që e lamë pas. Ai në vitin 2014 ishte kampion bote në kik-boks, por me 4 shkurt të këtij vitit pas 45 meçeve të kik-boksit dhe 15 dueleve të boksit amatorë, debutojë në boksin profesionist, pra në disiplinën më të lartë të sporteve luftarake.  “Vukshinaj (25 -vjeçar, i lindur ne Basel te Zvicrës) është një emër që duhet ta mbani mend, sepse me aftësitë dhe fuqinë që e ka ai, do të arrin pa dyshim suksese të mëdha në boksin profesionist. Vukshinaj para tre muajve ka nënshkruar kontratë këshillimi me kompaninë tonë, kurse me 4 shkurt e kemi mundësuar duelin e tij të parë profesionist të cilin e fitojë me K.O. teknik pas raundit të 2-të”, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot” Luan Dreshaj, menaxher në kompaninë “Big Sports”.

Dreshaj thotë se Vokshinaj ka një potencial që do të arrijë shumë në vitet e ardhshme. “Fatoni e njeh mirë dyluftimin, ka lëvizje të hatashme dhe e posedon fuqinë e duhur për boksin e denjë profesionist. Nëse shkon çdo gjë mirë nga ana organizative, shpresoj se brenda dy vjetësh do të gjendet ne TOP 15-shen e botës”, tha Dreshaj. “Kundërshtari i Vukshinajt pati rastin të ishte një talent tjetër shqiptar, ai ishte Gazmend Gashi, boksier i klubit të boksit Prishtina i cili kishte konkurruar për të boksuar në të njëjtën mbrëmje në Magdeburg të Gjermanisë ku dy javë më parë kishte konkurruar edhe kompania jonë për Faton Vukshinajn. Kështu organizatorët gjerman e vendosën të ndeshet Vukshinaj me Gashin në kategorinë e mesme 72 kg. Dy sportistë shembullorë treguan dinjitet dhe talent të boksit në mbrëmjen e së shtunës në Gjermani, por Vukshinaj ishte boksieri më i mirë, më i fuqishëm dhe më agresiv. Gashi në raundin e dytë u numërua njëherë në këmbë, pastaj kur mbaroj raundi, ekipi i tij e dorëzoj luftën, për të ruajtur boksierin Gazmend Gashi. Rruga e Vukshinajt në boksin profesionist tani është hapur, shpresojmë që Gazmend Gashi të merr edhe një rast tjetër dhe të ketë mundësi për të vazhduar boksin profesionist, gjithsesi i urojmë gjithë të mirat”, thotë Dreshaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat