Nuk është koha e muskujve

Boksi

Nuk është koha e muskujve

Nga: Naser Shala Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 19:30
Naser Shala

Debate

Boksi është në një situatë të vështirë si shumë sporte tjera në Republikën e Kosovës. Mungesa e ligës në formë të organizuar po lë pasojë në boksin tonë dhe normalisht edhe në cilësi. Po të ishte liga e organizuar do t’i kishim punët më mirë sikurse i patën në vitet e pas luftës kur sundonim me shikueshmëri!  Për të pasur suksese boksierët tanë në arenën ndërkombëtare duhet të bëhet së pari liga siç ishte pas luftës. Duhet të ketë përkrahje financiare më shumë dhe të ketë përgatitje me afatgjate se një muaj dhe intensive. Përgatitjet nga 10 ditë nuk mjaftojnë, sepse me 10 ditë nuk mund të bëhet kurrfarë përgatitje as kurrfarë rezultati. Së dyti, duhet të ndërrohen shumë njerëz në boksin e Kosovës dhe të jepet drita e gjelbër për të ecur boksi mbarë dhe të jemi në një nivel më të mirë. Sepse pikërisht janë disa njerëz, që e kanë ngulfatur boksin e Kosovës, nuk ka kurrfarë rezultati e nuk ka Ligë boksi. Por të pasur suksese boksierët duhet të marrin më shumë pjesë në turnetë ndërkombëtar nëpër Evropë e jo vetëm në Ballkan, sepse në Evropë janë boksierët kualitativ që mund ta marrin përvojën prej tyre. Do të ishte jo edhe e mirë për dikë nëse do të konstatoja se nuk ka trajner adekuat për ta nxjerrë një kampion Evrope...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat