Joshua është një ‘Klitschko i dytë’

Boksi

Joshua është një ‘Klitschko i dytë’

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 17:09
Wladimir Klitschko

Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, ish-kampion i botës në peshat e rënda, është më i vendosur se kurrë që t’i rikthejë titujt më 29 prill në përballjen që do të zhvillojë ndaj britanikut Anthony Joshua. “Kam dueluar përballë 40, 50 apo 60 mijë shikuesve, por asnjëherë përballë 90 mijë tifozëve. Ndaj ky ka për të qenë duel im më i vështirë në karrierë. Joshua është një ‘Klitschko i dytë’, ndaj do të jetë e vështirë për mua ndaj tij, pasi është kampion bote dhe një profesionist në këtë sport. Jemi të ngjashëm, ndaj kjo do ta bëjë sfidën të fortë për të dy. Por do të ishte fantastike për mua nëse do të shpallesha kampion bote për të tretën herë”, ka thënë Klitschko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat