Aziz Salihu befason me aeroplanët e NATO-s

Boksi

Aziz Salihu befason me aeroplanët e NATO-s

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 11:56
Pankarta me aeroplanët e NATO-s

Ish boksieri i mirënjohur Aziz Salihu, ka thënë se sa do të marrë frymë, sa është gjallë do t’i kujtojë me krenari datën e rëndësishme të 24 marsit të vitit 1999 kur për herë të parë Aleanca veri-atlantike NATO bombardoi Serbinë për shkak të gjenocidit ndaj popullit  shqiptar të Kosovës. Ai është më i vendosur se kurrë që të organizojë sa më mirë turneun e boksit dhe ta falënderojë NATO-n.  Turneu me gjasë do të mbahet me 25 mars. Turneu quhet “NATO Thank You”. ‘Zizi’ tha se iu është mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s që bënë shumë për shtetin e Kosovës. Sipas tij, në turne pritet të marrin pjesë boksierët nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Kosova. E veçanta është se pankartën e ka përgatitur me aeroplanët e NATO-s, që duket shumë e bukur dhe tërheqëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat