MDR: Abraham ka mundësinë e fundit kundër shqiptarit Krasniqi, përballja me interes kombëtar

Boksi

MDR: Abraham ka mundësinë e fundit kundër shqiptarit Krasniqi, përballja me interes kombëtar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 shkurt 2017 Në ora: 15:48
Robin Krasniqi dhe Arthur Abraham

Në 22 prill nga ora 22.30, drejtpërsëdrejti në MDR, do zhvillohet ndeshja e shumpritur mes Arthur Abraham dhe Robin Krasniqit në Erfurter Messehalle. Fituesit do i hapen rrugët për të shpresuar fitoren e titullit kampion botëror.

Emri i Arthur Abraham është i njohur në sportin e boksit gjerman me 45 fitore në 50 ndeshje, prej të cilëve 30 me K.O, por për 37 vjeçarin nga Berlini kjo do jetë mundësia e fundit.

Gjatë konferencës mes dy boksierëve, të mërkurën, Abraham nuk ishte aq optimist duke thënë: “Nuk dua të flas këtu, por do flas në ring.” Ndërsa trajneri i boksierit me origjinë armene ishte më specifik: “Kjo është mundësia e fundit e Arthurit,” tha Ulli .

Krasniqi përparon ndjeshëm

Kundërshtari i armenit është gjermani me origjinë shqiptare, Robin Krasniqi ( 50 ndehje – 46 fitore, 17 me K.O.). Krasniqi ka ndryshuar kategorinë nga të mesme në super të mesme.Kjo falë stërvitjeve të tij intensive. Raporti mes dy boksierëve është normal, bile sportisti nga Kosova me respekt të madh ia uroi datëlindjen përpara dy ditëve Arthurit.

Në televizionin gjerman MDR prej tani pritet me interes përballja Krasniqi –Abraham. “Në meçin Abraham kundër Krasniqit bëhet fjalë për një luftë me interes në gjithë Gjermaninë. Ne jemi shumë krenarë, që MDR do e emitojë drejtpërsëdrejti meçin,” tha shefi sportiv i MDR,  Raiko Richter ./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat