Arnold Gjergjaj tregon talentin e tij si aktor, ja çfarë shkruan media më e lexuar zvicerane

Boksi

Arnold Gjergjaj tregon talentin e tij si aktor, ja çfarë shkruan media më e lexuar zvicerane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 mars 2017 Në ora: 22:43
Arnold Gjergjaj

Boksieri profesionist shqiptar Arnold Gjergjaj tani është bërë pjesë e serialit të njohur “O sa mirë”, duke treguar talentin e tij të radhës: atë të aktrimit, shkruan BLICK.

Boksieri i njohur që së shpejti lufton për brezat në kategorinë e rëndë, është bërë temë e mediumit më të madh zviceran në botën “online”, Blick.ch. Në artikullin e publikuar thuhet se Gjergjaj ka gjetur kohë para duelit të radhës që të jetë pjesë e serialit më të shikuar shqiptar që transmetohet në kohën më të mirë, “O Sa Mirë”.

Gjergjaj në këtë episod sfidon një nga aktorët kryesorë të këtij seriali, gjë që sipas Blick e lodhë mjaft shumë aktorin. Seriali “O Sa Mirë” transmetohet çdo të dielë nga ora 20:00.
I kontaktuar shkurt Gjergjaj nga media zvicerane është shprehur “tejet i gëzuar” që është bërë pjesë e serialit më të shikur mbarëshqiptar./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat