Shqiptari që nokautoi Ramirezin, ka një mesazh

Boksi

Shqiptari që nokautoi Ramirezin, ka një mesazh

Nga: K.G. Më: 20 mars 2017 Në ora: 12:05
Erzen Rrustemi

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Erzen Rrustemi, kampioni botës në versionin WBF, ka një mesazh interesant. Ai është krenar për fitoren me nokaut (në rundin e dytë) ndaj boksieri Ricardo Ramirez. “Ndjej një obligim të madh, madje detyrim ndaj jush që t’ ju falënderoj për interesimin, përkrahjen dhe mbështetjen e parezervë që e keni manifestuar ndaj meje, që nga moment I kumtit për meçin tim për kampion bote , në versionin WBF e deri te fitorja e mbrëmshme që ndodhi e, që është dhe rezultati im më i mire i deritashëm në boksin profesionist. Ju më keni nxitur, më keni motivuar dhe më keni dhënë kurajo në çdo çast të periudhës përgatitore e, veçmas në prag të meçit dhe gjatë tij, andaj, edhe rezultati fare nuk është i befasishëm. Por, konsideroj se është rezultat i përbashkët.

Pata fatin të isha në mesin e atyre që u zgjodhën për të luftuar për këtë titull dhe, tejet fatlum që, këtë meç e kurorëzova me titullin e më të meritë në këtë version duke u bërë kështu dhe shqiptari i parë që e sjell këtë Titull në trevat shqiptare.

Kjo veç sa më ndërgjegjëson dhe më shumë për fitoren e arritur dhe për përgjegjësitë që i kam ndaj këtij sporti fisnik e, edhe ndaj juve, ndaj kombit tim, të cilin përpiqem ta nderoj për aq sa di e për aq sa mundem. Kisha një rast jetik dhe, ky rast u kurorëzua me një fitore brilante ndaj një kundërshtatri shumë të fortë dhe të papërshtatshëm.

E di se jeni përballur me shumë sfida për ta përcjellur këtë meç, qoftë me praninë e juaj fizike apo edhe përmes medieve , portaleve e, edhe rrjeteve sociale. Por, jam i kënaqur që nuk ju zhgënjeva”, shkruan mes të tjera Erzeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat