‘Konfrontohet’ vëllai i Aziz Salihut me kampionin olimpik të vitit 1984

Boksi

‘Konfrontohet’ vëllai i Aziz Salihut me kampionin olimpik të vitit 1984

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2017 Në ora: 11:28
Faton Salihu në duel vëllazëror me Kampionin Olimpik

Është karakteristikë se ish-sportistët e mirënjohur gjithmonë iu vlon gjakun që t’i futen ringut apo të dalin në arenën e mundjes. Në fotografi shihet një “konfrontim” vëllazëror ndërmjet vëllai të Aziz Salihut, Fatoni, ish-boksierit të Prishtinës dhe aktualisht nënkryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë dhe ish-mundësit të mirënjohur Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Kjo ndodhi gjatë një emisioni televiziv në Maqedoni, Alsat, të gazetarit sportiv Safet Ademi. “Një duel vëllazëror me Kampionin Olimpik dhe sportistin më të mirë të gjitha kohërave, një sportist që për gjeneratën time ka qenë një udhërrëfyes, një motivacion që të vazhdojmë rrugën e Kampionit Shaban Tërstena. Një Sportist që emrin e tij në sport e shkruajti me germa të arta. Një sportist që me emrin e tij jemi prezantuar në arena ndërkombëtare botërore”, shkruan Faton Salihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat