Aliu gati për meçin në Zvicër: Pres fitore me 25 mars

Boksi

Aliu gati për meçin në Zvicër: Pres fitore me 25 mars

Nga: Avdyl Salihu Më: 22 mars 2017 Në ora: 12:51
Aliu e Racaj

Njëri prej kik boksierëve më të mirë shqiptar, Artan Aliu, i cili është me prejardhje nga Ohri, po i zhvillon përgatitjet e fundit para përballjes mjaft interesante që do ta ketë këtë fundjavë kundër kikboksierit zviceran, por me prejardhje nga Kosova, Getuard Racaj. Përballja do të zhvillohet në Zvicër, në palestrën Gries /8604 Volkestëill. “Jam duke u përgatit maksimalisht për këtë ndeshje pasi kundërshtarin tim deri diku e njoh dhe mendoj se do jetë takim mjaft i mirë. Unë do të jap maksimumin për të fituar, pasi e ndjej vetën të përgatitur maksimalisht”, tha Aliu për “Arena Ring”. Ndryshe, djaloshi shqiptar, shtoi se përgatitjet i ka zhvilluar në Austri, kurse sparing ka pasur kikboksier që janë emër në Austri, Zvicër por edhe në Maqedoni. Portali ynë do të ketë të drejta ekskluzive për këtë djalosh edhe në të ardhmen për këtë kikboksier i cili dita ditës po bëhet emër ne këtë sport luftarak. Duhet cekur se ai po merr përkrahje shumë të madhe edhe nga ish kampioni evropian, Faton Salihu, i cili momentalisht është nënkryetar i Federatës së boksit të Maqedonisë. “Fatoni është këshilluesi im i cili gjithnjë më mbështet kudo që paraqitem me përvojën e tij, andaj i ndihmoj publikisht”, tha Aliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat