Shqiptari që rrihte serbët, stërvitet në maje të bjeshkës dhe futet në ujin minus gradë

Boksi

Shqiptari që rrihte serbët, stërvitet në maje të bjeshkës dhe futet në ujin minus gradë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 mars 2017 Në ora: 14:42
Petrit Mazrekaj

Boksierët si shumë herë përgatiten në vendet më të përshtatshme për sfidat që i presin në javët e muajit e ardhshëm. Boksieri nga Kosova, Petrit Mazrekaj, që jeton e vepron në Austri, stërvitet me intensitet të shtuar në bjeshkët e larta austriake. Ai shihet në foto, në bjeshkët e larta, ku shihet bora por edhe ai është futur edhe në ujin e akullt.

“Pas ushtrimeve hyjmë paksa në ujë si relaks. Jam duke u përgatitur për meçin e ardhshëm me datën 06.04.2017 në Angli. Kështu që ushtrimet i kemi në bjeshkë, ndërsa në javën e ardhshme më caktohet kundërshtari”, tha Mazrekaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Mazrekaj njihet si boksieri që e kishte specialitet për t’i rrahur boksierët serbë. “Në bjeshkë ku stërvitem është minus 15 gradë temperatura, kurse uji minus 10 gradë”, tregon Mazrekaj. Boksieri shqiptar bokson në profesionalizëm në super të mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat